RCCOLA

E pritshme, qytetarët gjilanas kërkojnë dorëheqjen e Alban Hysenit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Alban Hyseni e ka humbur edhe fuqinë politike po edhe ndikimin institucional për të udhëhequr me komunën e Gjilanit, për shkak të paaftësisë që ka treguar për këto vite qeverisjeje. Qytetarët gjilanas të zhgënjyer në ekstrem me këtë naivitet të Alban Hysenit kanë filluar të kërkojnë dorëheqjen e tij.

Ishte e pritshme kërkesa e qytetarëve që Alban Hyseni të japi dorëheqje. Takimi i tij i kërkuar nga vet ai me partitë politike tregon se ai më nuk është kryetar i Gjilanit.

Dorën në zemër ai asnjëherë s’është njohur si kryetar i Gjilanit për shkak të paditurisë dhe mos njohjes së menaxhimit të një komune delikate siç është Gjilani.

Eco Higjiena

Nisur nga këto të meta edhe nervozizmit dhe durimit të gjilanasve po i vije fundi, meqë ata tani po e kërkojnë dorëheqjen e tij.

Musa Sylejmani qytetar gjilanas në murin e faqes së komunës së Gjilani ka shkruar: “Në momentin që një kryetar se ka fuqinë politike në Kuvend ai duhet jep dorëheqje edhe të shpall zgjedhje të jashtëzakonshme, qytetarët le ta vendosin, por tash pak si vonë i ka dal gjumi këtij kryetari i pa mbështetur” ka shkruar Sylejmani./rajonipress/