Fundamenti

Haziri: Pas vendimit të Kushtetueses na duhen 24 orë për formimin e qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth dekretit të presidentit Hashim Thaçi për 24 orë do ta formojnë qeverinë e re, të cilën pritet ta udhëheqë kjo parti.

Haziri në një intervistë për “Ekonominë Online” ka thënë se do ta respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese.

“Çfarëdo vendimi që të sjellë Gjykata Kushtetuese ne e respektojmë. Gjithçka është në pritje dhe vendimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep të drejtën atij ose atyre për ta bërë qeverinë dhe institucionet legjitime dhe kjo çështje është procedurale mandej.

Kurdo që gjykata e sjell vendimin 24 orë janë të mjaftueshme që të kemi institucione të reja ekzekutive”.

Uji Dea

Haziri ka komentuar edhe punën 100-ditëshe të qeverisë “Kurti”. Sipas tij, përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike, veprime tjera nuk ka ndërmarrë kjo qeveri.

“100 numërohen nga zgjedhja e qeverisë, mirëpo 50 ditë punë, e cila e ka humbur besimin për shkak të mocionit të mosbesimit.

Do të mbahet mend si qeveri e cila nuk ka arritur të realizojë 100-ditëshin si duhet, por detyrën kryesore e ka pasur pandeminë.

Çështje tjera përveç largimeve, shkarkimeve dhe emërimeve politike, veprime tjera nuk ka pasur Qeveria”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.