Fundamenti

Haziri nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e OKB – së për ndërtimin e tregut mobil

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorët e tij ka pritur në takim pune dhe ka nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me znj. Caroline Onekalit, nga Zyra e OKB – së në Kosovë për Përkrahjen e Komuniteteve, në vlerë prej 27 mijë dollarë, ku parashihet investimi në infrastrukturë publike në zonën ku jetojnë komunitete të ndryshme.

Në fjalën e tij kryetari Haziri, ka falënderuar Zyra e OKB – së për Përkrahjen e Komuniteteve në Kosovë, për financimin e projektit “Green Market” (tregut të gjelbër mobil), në afërsi të objektit të Kishës Ortodokse në qytetin e Gjilanit.

Ai ka thënë se me këtë investim bëhet një zgjidhje e mirë dhe krijohen kushte të favorshme për shitjen e produkteve të ndryshme që janë kryesisht nga fusha e bujqësisë.

Mobi Casa

Ndërsa, përfaqësuesja e Zyrës së OKB-së për Përkrahjen e Komuniteteve, znj. Onekalit, ka thënë se gjithnjë kanë mbështetur projekte që kanë qëllim bashkëjetesën, punën përkrahjen dhe integrimin e të gjithë qytetarëve pa dallime etnike.

Në këtë takim, kreu i Gjilanit ka përmendur faktin se Gjilani është shembulli më i mirë i respektimit të diverzitetit kulturo, fetar e etnik. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.