Fshati Shillovë po bëhet me park, Hyseni: Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë dhe po e përmbushim atë
Gjilan – Investimet nuk kanë të ndalur në fshatrat e Komunës së Gjilanit. Në fshatin Shillovë, kanë nisur punimet për ndërtimin e parkut (Xhepat e gjelbër).
I pari i komunës ka parë nga afër punimet të cilat po zhvillohen aty.
Kryetari i Gjilanit, tha se po punohet me intensitet të lartë në parkun e fshatit Shillovë.
“Xhepat e gjelbër ishin premtimi ynë dhe po e përmbushim atë”, tha Alban Hyseni.
I pari i Gjilanit, tregoi se punimet pritet të përfundojnë brenda muajit shtator.