FITORJA

Haziri nënshkruan kontratën prej 800 mijë eurove për ndërtim të rrugëve në fshatrat e Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka nënshkruar kontratën në vlerë prej 800 mijë eurove për ndërtim të infrastrukturës rrugore në fshatra. “Jam jashtëzakonisht i lumtur që të ndaj informatën me banorët e fshatit Çelik, Pidiq, Bresalc, Llashticë, Zhegër, Velekincë dhe Selishtë se së shpejti do të fillojmë me asfaltimin e rrugëve. Në kuadër të kësaj shume që e investon Komuna e Gjilanit parashihet investimi i rrugëve kryesore, ndërsa në fshatrat e mëdha sin ë Zhegër dhe Bresalc do të ndërtohen dhjetë rrugë lokale të brendshme, duke përfshirë edhe rrugët në lagjen e “Makiqëve” në Bresalc”, ka thënë Lutfi Haziri.

Haziri ka theksuar se kjo është pjesë e programit qeverisës për investimin e rrugëve nëpër fshatra duke mos e anashkaluar asnjëherë zonën urbane të qytetit.
“Barazia e investimeve në fshat dhe në qytet është një politikë që është vendosur tash e katër vjet sa jam në përgjegjësinë e kryetarit të Komunës. Do të vazhdojmë me projekte konkrete që t’i përmbyllim kërkesat dhe interesat e banorëve sa i përket infrastrukturës në përgjithësi, pavarësisht se në cilën pjesë të territorit të Komunës së Gjilanit jetojnë ata”, ka thënë kryetari Haziri.

FIDANISHTJA

“Besoj shumë që ky është urimi më i mirë për këtë fundvit, për banorët e këtyre fshatrave dhe lagjeve me lajmin për investimin e rrugëve të tyre”, ka përfunduar kryetari Haziri duke paralajmëruar fillim të punimeve edhe në shumë rrugë brenda në qytet./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.