UBT

Haziri në Takim Publik: Në mandatin e ri do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me ekipin me Bordin e Drejtorëve, kanë mbajtur takim publik me qytetarët, që është numër 46 për katër vite të qeverisjes me këtë komunë. Me të marrë fjalën, kreu i Gjilanit kumtoi lajmin e nënshkrimit të projektit të ndërtimit të Tregut të Gjelbër, i cili do të nis në janar të vitit 2018, me financim të Komisionit Europian.

Ndërsa, duke folur për punën e gjashtë mujorit të dytë të këtij viti, Haziri tha se meqë ka pasur dy palë zgjedhje, kanë ndodhur disa vonesa në realizimin e projekteve, pasi theksoi se në kohë fushate nuk ka pranuar të nënshkruaj kontrata me operatorët, për të mos ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve.

Ai theksoi se ka nënshkruar kontrata për ndërtim të infrastrukturës rrugore në fshatra në vlerë prej 2 milionë euro, të cilat do të realizohen sipas planit në vitin ardhshëm.

“Do të vazhdojmë ta aplikojmë parimin e barazisë së investimeve qytet-fshat”, pohoi Haziri.

Haziri pohoi se do ta vazhdoj të aplikoj dietë të ashpër sa i përket shpenzimeve, përderisa ka theksuar rindërtimi i infrastrukturës së qytetit, zgjerimi i qendrës e rrënimi i disa objekteve publike, është në plan të parë.

“Do të ketë investime multimilionëshe në përfundimin e katërshes së madhe infrastrukturore, që përfshihet ndërtimi i rrugëve, tretmani i ujërave të zeza, ndërtimi i shtratit të lumit “Stanishorka” e “Mirusha”, pastaj investimi në rrjet të ujësjellësit, në ndriçim publik e ndërtimi dhe standardizimi i trotuareve”, është shprehur kryetari Haziri.

ARKATANA

“Shetitorja do të vazhdohet deri tek stadium i qytetit, për të vazhduar me pjesën tjetër nga hotel “Kristal’ e deri tek “Livadhet e Akllapit”. Po ashtu, edhe dy hyrje-daljet e qytetit do të realizohen me dinamikë edhe më të madhe në punë”, ka pohuar ai.

Haziri paralajmëroi e depolitizim të arsimit, sikurse edhe investime të mëdha në këtë sektor, përderisa për bujqit tha se Komuna do të vazhdoj t’i subvencionojë për ta forcuar familjen bujqësore.

Fondi i Solidaritetit do të vazhdoj të aplikohet edhe në katër vitet e ardhshme, për t’i dalë në ndihmë kategorive në nevojë, pohoi kryetari i Gjilanit, duke shtuar se edhe bashkëpunimit ndërkufitar do të vazhdoj t’i jap prioritet.

“Do të ndodhë riorganizimi i Shërbimit Civil sipas ligjit, duke ndërtuar kapacitete të reja, sikur që do të riorganizohet Bordi i Drejtorëve. Definitivisht, në katër vitet e ardhshme do të ndodhë tregimi i madh për Gjilanin”, tha ai, duke shtuar se do t’i ulin shpenzimet dhe do ta intensifikojnë Partneritetin Publiko-Privat.

Kryetari i Gjilanit, në këtë takim publik, ka theksuar faktin se në mandatin e ri qeverisës do t’i intensifikoj edhe më shumë partneritetet me organizatat e fuqishme të shteteve mike, për t’ua bërë jetën më të mirë qytetarëve.

Në fund, kryetari Lutfi Haziri i është përgjigjur të gjitha pyetjeve e kërkesave të qytetarëve, të cilat kryesisht ishin komunitare në infrastrukturë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.