Fundamenti

Haziri ndjehet krenar me Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë të FSK-së në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me stafin e tij dhe me përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, kanë vizituar Batalionin e Parë të Reagimit të Shpejtë në Gjilan, në shënim të 11 janarit, datë kjo jashtëzakonisht e rëndësishme, për shqiptarët, sepse kjo është kryengritja më e madhe e viteve të ’80-ta.

“Jam sot me familjet e dëshmorëve, Rexhep Mala, Nuhi Berisha e Kadri Zeka në këtë vizitë te institucioni emblemë e ëndrrës së dëshmorëve. Natyrisht që familjarët sot janë krenarë dhe njëkohësisht edhe me zbrazëti të mëdha, por janë pikërisht ata që na kanë mësuar se si luftohet padrejtësia. Ajo periudhë përpos dhembjes së madhe që na jep, njëkohësisht na bënë shumë krenar për periudhën e pastër të angazhimit në rrugën e shenjtë të lirisë. Jam shumë krenar me këtë Batalion, me kazermën dhe me ushtrinë në përgjithësi, duke shpresuar që viti 2018, do të jetë vit formal i themelimit të vërtetë të Ushtrisë së Kosovës”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri, gjatë vizitës.

Berat Shala, komandant i batalionit të FSK-së në Gjilan, ka falënderuar kryetarin Haziri dhe familjet e dëshmorëve për vizitën, duke shtuar se është krenari që të jetë mikpritës i familjeve emblematike, “por krenari shumë e madhe është kur kemi udhëheqësit e popullit të cilët na vizitojnë dhe interesohen për funksionimin dhe punën që e bëjmë”.

FIDANISHTJA

Fitore Malaj, ne emër të familjeve të dëshmorëve, ka thënë se ndjehet shumë krenare me Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se vizita në Kazermë paraqet emocione të veçanta për ta.

“Për këtë ushtri që e kemi sot, është sakrifikuar babai im dhe mijëra dëshmorë të vendit”, tha Malaj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.