UBT

Haziri mirëpret angazhimin e Rotary Club Gjilani, me projektet për çerdhet dhe bamirësi

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e “Rotary Club Gjilani” të kryesuar nga Zijadin Hasani, kryetar, që kanë koordinuar punët dhe angazhimet për mbështetjen e çerdheve sipas kërkesave dhe nevojave që ato kanë për realizimin e plan-programit të punës me fëmijë.

Kryetari Lutfi Haziri, ka falënderuar Rotary Clubin Gjilani, për angazhimin që po tregojnë në aksione të ndryshme humanitare dhe me projekte mbështetëse për institucione të ndryshme arsimore, shëndetësore etj. Ai ka thënë poashtu që angazhimi I klubeve të ndryshme, organizatave dhe organizimeve të tjera, me qëllim të mbështetjes dhe punës për një jetë më të mirë, normalisht që e bëjnë më të lehtë edhe jetën dhe punën e shumë institucioneve të tjera dhe qytetarëve në përgjithësi.

GRANDEMALL

Kurse Ilir Poroshtica, nga Rotary Club Gjilani, ka thënë se janë të fokusuar në disa projekte bamirësie, por në këtë fazë janë duke punuar për projektin e mbështetjes së çerdheve me inventarizim të brendshëm vetëm aty ku është e nevojshme të intervenohet, por edhe për organizimin e darkës së fundvitit, si mbrëmje humanitare për projekte bamirësie. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.