UBT

Haziri : LDK fituese e balotazhit

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Motivin duhet ta ruajmë. Ne kemi koalicion me qytetarët. LDK ka fituar mandat. LDK i ka 20 mijë vota. Puna juaj ka bërë që ne ta kemi këtë rezultat. Të gjithë ju e keni bërë që LDK të ketë mbi 20 mijë vota ka thënë në hapje të fushatës Lutfi Haziri.

Në fillim të fushatës 5 ditore elektorale, shtabi i LDK-së, se bashku me ju nëndegët, Forumin e Rinisë dhe Forumin e Gruas, kandidatët për këshilltarë, sonte në të njëjtën mënyrë në ora 12:00, bëjmë hapjen e fushatës ka thënë Haziri.

Qëllimi jonë është që ta bëjmë të qartë që në shtatë ditët e ardhshme, në këtë kohë ne do ta festojmë fitoren e madhe të LDK-së. Këto janë shtatë ditë e shtatë netët e fundit, që do të punojmë pas 6 viteve dhe LDK-së do t’ia kthejmë nderin.

Unë ju falënderoj edhe njëherë shumë. Kam qenë te secili prej jush, do të shkoj prapë në çdo familje, çdo qytetar, çdo njeri që ka votuar për ne, dy herë ju faleminderit. Do të vazhdojmë të falënderojmë njerëzit, do të shkojmë prapë nëpër tubime sipas kalendarit. Të gjitha punët do t’i mbërrijmë. Sot kemi pasur mbi 18 takime, në 18 vende ka qenë LDK-ja. Ku kemi qenë ne, ata s’kanë mundur të jenë. Sot kemi qenë në Livoq, 100 burra e gra në shi na kanë pritur, e njëjta ka ndodhur në Blinajë, Velekincë, Dobërqan, Bresalc, Përlepnicë e gjithkund, e deri ne Kmetoc së fundi ka thënë Haziri.

Motivin duhet ta ruajmë. Ne kemi koalicion me qytetarët. LDK ka fituar mandat. LDK i ka 20 mijë vota. Puna juaj ka bërë që ne ta kemi këtë rezultat. Të gjithë ju e keni bërë që LDK të ketë mbi 20 mijë vota.

Ata kanë filluar ta pranojnë humbjen, ku me faqe fantome kanë publikuar emra, për të shkaktuar përçarje dhe pakënaqësi. Ata e kanë pranuar në fakt që LDK po përgatitet per administratë, e që është e vërtetë. Ne jemi duke u përgatitur për administratë, por për këtë do te flasim me ju, jo me dike tjetër e me faqe fantome.

Mobi Casa

I kemi tri punë të mëdhaja që do t’i realizojmë këtë javë. Oraret tona do t’i respektojmë qind për qind. Do të punojmë 24 orë. Me 28 nëntor, në ora 16:00, do të shkojmë në palestër. Tubimi përmbyllës i 28 nëntorit, është festë për LDK-në. Nga sonte ne e shpallim javën e flamurit. Ne do ta bartim me vehte flamurin kombëtar dhe flamurin e Ibrahim Rugovës kudo që shkojmë. Me këta dy flamuj do ta përfundojmë fushatën. Ditën e enjte, në të njëjtën mënyrë, me të njëjtin skenar, të gjithë do të jemi në palestër. Për herë të parë Festa e 28 Nëntorit ka rënë në kalendarin e fushatës. Për herë të parë kemi vendosur ta mbyllim fushatën me Festën e Flamurit. Për herë të parë e kemi rastin t’i nderojmë heronjtë e kombit dhe luftëtarët e Gjilanit gjatë fushatës, të cilët e kanë dhënë jetën për Flamur dhe për Pavarësinë e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Ne me 28 nëntor, do të demonstrojmë fuqishëm që LDK është ajo e 30 tetorit dhe 3 nëntorit.

Një parti, e cila është në panikë, e cila i ka lënë sot gratë e LDK-së në shi, duke mos i hapur dyert e Teatrit 1 orë. Kanë dashur të na dështojnë takimin por nuk ia arritën.
Mesazhi i LDK-së në Gjilan është përçuar në mbarë Kosovën. Është larguar frika dhe i kemi larguar hijet dhe qadrat. Ata kanë filluar të vijnë prej dje këtu, me ministra e zëvendës kryeministra. Por nuk do t’ju lëmë vend askund në Gjilan.
Unë jam i kënaqur jashtëzakonisht shumë me ju, me punën tuaj që jeni duke e bërë.

Një parti e cila është në panikë, e cila po kërkon partner dhe po jep 80% të pushtetit, ajo pushtetin e ka të humbur. E jep edhe 100% sepse e ka të humbur, ne ua kemi marrë. Ajo po bënë ofertë të rrejshme, ne nuk do të merremi më me ta, ne do të punojmë që agjendën tonë ta çojmë përpara. Secila nëndegë, secili fshat, secila shtëpi është e rëndësishme për ne.

Fotografia e sontme, është selami më i madh për të gjithë ata, sepse, me 1 dhjetor do të festojmë në mes të qytetit fitoren e madhe të LDK-së. Ne jemi fitues dhe falënderues ka thënë Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.