Mobi Casa

Haziri kundër vendimit të policisë së Gjilanit për të gjobitur qytetarët e Kosovës Lindore

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri të shtunën në një konferencë për medie ka akuzuar policinë e Kosovës dhe atë të rajonit të Gjilanit e cila me një vendim të saj tenton të gjobit padrejtësisht qytetarët e Kosovës Lindore. Haziri ka kërkuar nga Qeveria që urgjentisht ta shfuqizon këtë vendim sepse është diskriminues.

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri të shtunën është marrë edhe me një vendim siç e quajti ai të padrejtë dhe diskriminues për qytetarët e Kosovës Lindore. Haziri tha se vendimi i policisë së Gjilanit dhe i Qeverisë së Kosovës që të gjobitën qytetarët e Kosovës Lindore vetëm pse vizitojnë të afërmit apo familjarët e tyre në Gjilan e Kosovë është vendim absurd, i padrejtë dhe diskriminues.

Mobi Casa

Sipas Hazirit Qeveria e Kosovës urgjentisht duhet ta shfuqizojnë këtë vendim i cili shkel edhe të drejtat civile.”Këto taksa po aplikohen ndaj shqiptarëve të Kosovës Lindore kurse në të njëjtën kohë tolerohen serbët e Kosovës me nga 2 e 3 palë tabela të lëvizin dhe të vizitojnë të afërmit e tyre. Nuk e kam të qartë se interes i kujt është që të pengohet ardhja e shqiptarëve të Kosovës Lindore në Kosovë” ka pyetur Haziri.

Haziri tha se me këto taksa e gjoba po shkelen të drejtat civile të shqiptarëve të Kosovës Lindore kurse në Serbi ata po mbesin nën mëshirën e nacional shovinistëve serb./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.