GRANDEMALL

Haziri koordinohet me menaxhmetin e “Hidromoravës” për investimet e mëdha në rrjet të ujësjellësit

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Kryetari i Komunës. Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim koordinues menaxhmentin e Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit “Hidromorava”, në krye me drejtorin Muhamet Suliqi.

Kryetari Haziri tha se bashkëpunimi dhe koordinimi i vazhdueshëm me këtë ndërmarrje do të vazhdoj në mënyrë permanente, me qëllim të realizimit të projekteve të përbashkëta.

Haziri theksoi se përveç marrëveshjes trepalëshe, Komunë-Hidromoravë dhe qeverinë zvicerane, e vlefshme mbi 800 mijë euro, do të ketë edhe investime tjera nga Komuna për investimin në rrjet të ujësjellësit në disa lagje dhe fshatra të qytetit.

FIDANISHTJA

Numri një i gjilanasve pohoi se po qeveria komunale po punon që t’i zgjidh problemet e rrjetit të vjetruar të ujësjellësit, duke bërë zgjidhje afatgjate për ujin e pijshëm për banorët e lagjeve dhe fshatrave të Gjilanit.

Ndërkaq, drejtori i KRU “Hidromorava”, Muhamet Suliqi, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, duke besuar që ky bashkëpunim do të intensifikohet edhe më shumë në të mirë të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.