FITORJA

Haziri: Jonuz Musliu na e la testament zgjidhjen e problemeve të Kosovës Lindore

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Jonuz Musliu, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, u organizua homazhe para arkivolit dhe mbledhje komemorative, ku pos të parit të Komunës, ka marrë pjesë edhe kryeministri Ramush Raradinaj e përfaqësues nga jeta politike e ushtarake nga Kosova, Shqipëria dhe Kosova Lindore.

Në fjalën e tij, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri tha se, në detyrën e Këshillit Kombëtar të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe si kryetar i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuzi vazhdoi luftën e tij për drejtësi politike, për të drejtat politike të shqiptarëve në këtë pjesë, e cila ka mbetur padrejtësisht jashtë zgjidhjes së problemit të Kosovës së Vjenës.

“Sot e nderuam jetën, veprën, sakrificën e Jonuz Musliut, i cili u nda nga jeta në Janarin e lavdishëm dhe iu bashkëngjit udhës së bashkëluftëtarëve në kryengritjen për lirinë e shqiptarëve në Kosovë, Kosovën Lindore e Maqedoni. Krejt jetën e tij ai ia kushtoi atdheut. Ne kemi qenë bashkëpunëtorë të ngusht në zgjidhjen e problemeve politike të shqiptarëve në Kosovën Lindore dhe të drejtave në Republikën e Kosovës. Jonuzi na e la në testament zgjidhjen e këtyre problemeve. Nuk ka të drejtë askush që ta mohojë këtë të drejtë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa, kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, ka thënë se do ta kujtoj Jonuz Musliun si një njeri i cili e donte vendlindjen e tij, Bujanocin dhe dëshironte ta bëjë një vend më të mirë për të gjithë qytetarët e saj.

FITORJA

Në emër të kryeministrit të Republikës, Ramush Haradniaj, ka përcjellë ngushëllimet më të sinqerta për vdekjen e hershme të Jonuz Musliut, këshilltari i tij, Haki Shatri.

Ndërkaq, në emër të familjes ka folur djali i veprimtarit, Shqipërim Musliu, i cili falënderoi kryetarin Haziri për respektin e treguar për figurën e ish-përfaqësuesit politik të UÇPMB-së.

Në fund, kryetari i Gjilanit ka ndarë mirënjohje Post Mortum për Jonuz Musliun, për “për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë për çlirimin e Kosovës dhe afirmimin e të drejtave të shqiptarëve në Kosovën Lindore”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.