UBT

Haziri i jep mbështetje kërkesave të Handikosit dhe Shoqatës së të Verbërve, mjetet e aprovuar nga Kuvendi t’u alokohen me urgjencë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në vazhdën e takimeve që këto shoqata kanë pasur me partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin Komunal të Gjilanit, i takoi drejtuesit e organizatave Handikos dhe Shoqatës të Verbërve edhe kryetari i Degës së LDK-së në Gjilan, njëherësh nënkryetar në nivel qendror, z. Lutfi Haziri me bashkëpunëtorë, përkatësisht Fatmir Shurdhanin dhe Bajram Spahiun.

LDK në Gjilan i jep mbështetje në plotni kërkesave kaq bazike të tyre, duke theksuar edhe njëherë se duhet të respektohen me urgjencë vendimet e Kuvendit Komunal dhe të ndahen mjetet e premtuara e të zotuara për këto dy shoqata, të cilat nuk e ndalën aktivitetin e tyre dhe i qëndruan besnik komunitetit që përfaqësojnë edhe në kohë më të vështira.

ARKATANA

Duke qenë se këto shoqata aktualisht gjenden në situatën më të rëndë financiare të pasluftës si pasojë e neglizhencës dhe mos mbështetjes nga ekzekutivi i Gjilanit, çka i shtyu ata edhe të protestojnë para Komunës së Gjilanit, LDK konsideron se shumat e kërkuara dhe të aprovuara në Kuvendin e Komunës, duhet t’i alokohen këtyre shoqatave në afatin më të shpejtë të mundshëm.

Haziri theksoi se injorimi i kësaj kategorie të shoqërisë tregon edhe njëherë se në çfarë gjendje ka rënë Komuna e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.