Mobi Casa

Haziri i dërgon telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit Halil Kqiku

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Kqiku, me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku.

“E nderuara familje Kqiku,

Me dhembje të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku.

Halili, si disident i kohës, nuk u pajtua në asnjë mënyrë me regjimin e ish-Jugosllavisë, ku edhe u burgos duke u përcjell me tortura të mëdha.

Pas daljes nga burgu, ai jep kontribut të madh në pajtimin e gjaqeve dhe në manifestimin kulturor “Flaka e Janarit”.

Uji Dea

Halil Kqiku më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përjetësisht për kontributin e jashtëzakonshëm që e ka dhënë në shërbim të atdheut.

Ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta, familje Kqiku, farefisi dhe shokët e idealit.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen”, thuhet në telegram.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit do të organizojë edhe mbledhje komemorative për t’ia dhënë lamtumirën e fundit këtij veprimtari dhe për këtë do të ketë njoftim me kohë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.