FITORJA

Haziri: Gjunjëzohemi para sakrificës së familjes Jashari dhe dëshmorëve e heronjve të kombit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në përkujtim të 20-vjetorit të rënies së komandantit legjendar, Adem Jashari, Komuna e Gjilanit në krye me Lutfi Hazirin, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve.

I pari i gjilanasve tha me këtë rast se familja Jashari është simbol unik në botë, sakrifica e së cilës rezultoi me kryengritje qytetare.

FITORJA

“Sot përkujtojmë sakrificën e madhe të familjes Jashari, e cila u bë simbol unik dhe rezultoi me kryengritje qytetare, prej mbrojtjes së pragut të shtëpisë në mbrojtje popullore për liri dhe Republikë. Ky shembull unik në botë, krijoi edhe solidaritetin që së bashku me rezistencën politike, lufta e pashmangshme 20 vite më herët rezultoi edhe me lirinë e Kosovës. Gjunjëzohemi para veprës së tyre dhe gjithë dëshmorëve e martirëve dhe asaj plejade të njerëzve të ngritur, të cilët i dhanë dritë lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Haziri.

Kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi Emini dhe deputeti Ahmet Isufi, kanë theksuar se sakrifica e familjes Jashari, bëri që shqiptarët të jetojnë të lirë dhe të pavarur. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.