Uji Dea

Haziri: Gjilani, shembulli më i mirë i integrimit të komuniteteve dhe kultivimit të dialogut ndërfetar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nën organizimin e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, në Gjilan është mbajtur sot takim për çështjen e kthimit dhe funksionimit të organeve komunale përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të komuniteteve, ku përveç përfaqësuesve të këtij dikasteri, ka marrë pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetarët e komunave të regjionit, përfaqësues të UNMIK dhe zyrave komunale për komunitete.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, gjatë diskutimit, ka thënë se Gjilani është shembulli më i mirë në Kosovë sa i përket integrimit të komuniteteve dhe kultivimit të dialogut ndërfetar.

Fundamenti

“Kemi punuar shumë në integrimin e komuniteteve dhe ndihem shumë mirë që Gjilani është shembulli më i mirë në këtë aspekt, sikur edhe i kultivimit të dialogut ndërfetar. Zyra për kthim dhe komunitete dhe komiteti për komunitete është funksional. Në Gjilan aplikohet mësimi në shkolla në katër gjuhë, ndërsa lajmi më i mirë është se do të përfitojmë 40 shtëpi të reja për rastet sociale nga Ministria për Kthim dhe donatorët”, ka thënë Haziri.

Gjatë takimit të sotëm, është diskutuar vlerësimi i nevojave për interesimin për t’u kthyer në rajonin e Anamoravës, për çështjet e pajtimit dhe sigurisë, sikurse edhe për planet komunale të veprimit për kthimin dhe mundësinë e financimit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.