FITORJA

Haziri: Gjilani meriton vëmendje më të madhe nga vet gjilanasit për të mos vazhduar kështu si “Zorrë qorre”

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Gjilani meriton vëmendje më të madhe nga vet gjilanasit për të mos vazhduar kështu si “Zorrë qorre” si qe aktualisht është. Por duhet bërë qendër të rëndësishme ndërkufitare në të mirë të të gjithëve thotë Sokol Haziri.

Haziri tha për rajonipress se duke mos paragjykuar hipotetikisht mundësin e fitores apo dështimin e opozitës në zgjedhjet e ardhshme lokale, është me rendësi të konstatoj se kjo dinamik e zhvillimit dhe arritjeve, në të gjitha sferat në Komunë, len shumë për të dëshiruar.

Uji Dea

“Natyrisht opozita aktuale duke përfshirë edhe subjektin që i takoj, duhet të ofrojnë më të mirët për kandidat për Kryetar të Komunës dhe për asambleist. Gjithashtu programe qeverisëse realiste dhe të realizueshme e me interes për qytetarët. Duke ndërtuar politika qeverisëse të bashkëpunimit dhe jo veprime që krijojnë klimë përparëse dhe bllokuese në institucione çfarë e kemi në nivel lokal qe sa kohë, e në nivelin qendror aktualisht duke rrezikuar seriozisht shtet ndërtimin e vendit. Praktika e fillimit të projekteve të mëdha nga fundi i mandatit nuk duhet të ndodh si dhe punët improvizuese, sa për të u dukur bukur e për të fshehur dështimet nuk duhet në asnjë mënyrë të jen model i qeverisjes së ardhshme” ka shtuar Haziri.

“Gjilani meriton vëmendje më të madhe nga vet gjilanasit për të mos vazhduar kështu si “Zorrë qorre” si qe aktualisht është. Por duhet bërë qendër të rëndësishme ndërkufitare në të mirë të të gjithëve. Këtë rast ka Gjilani qysh këtë vit, nëse bëjmë zgjidhjen e duhur” tha Sokol Haziri, nënkryetar i AAK – Dega në Gjilan./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.