Haziri: Është detyrim madhor e përgjegjësi ta shpëtojmë Gjilanin nga kjo katandisje dhe depresion nga keqqeverisja e kësaj nomenklature aktuale

Gjilan – AAK ka potencial profesional e eksperiencë të mjaftueshme për të qeverisur me Gjilanin dhe jo vetëm kaq, por është detyrim madhor e përgjegjësi me shpëtua nga kjo katandisje dhe depresion nga keqqeverisja e kësaj nomenklature aktuale thotë Sokol Haziri nënkryetar i degës së AAK-së në Gjilan.
Haziri për rajonipress tha se është vërtet për tu habitur se sa deficit profesional e menaxherial ekspozoj ky kryetar në këto vite.
“Gjilani votoj për ndryshim me shpresë për prosperitet e mirëqenie të dallueshme nga e kaluara. Ndërsa ky besim i u kthye me një keqmenaxhim të pakrahasueshëm me asnjërën nga qeverisjet e pas luftës. Dhe për fat të keq e njëjta gjë po i ndodh edhe nga niveli qendror i qeverisjes duke e len Komunën tone pa asnjë dilemë “Zorrë Qorre” të Vendit. Andaj është e domosdoshme një aktivitet i shtuar politik për të demaskuar këtë mashtrim që vetëm ngecje e kthim prapa po i sjell vendit” tha Haziri.
Sipas tij në këto rrethana mbase është i nevojshëm edhe bashkëpunimi e koordinimi ndërpartiak opozitar, e shoqëri civile në të gjitha sferat, për të ofruar të gjitha potencialet në shërbim të Komunës.
“Mbase është koha e fundit për veprim shumë dimenzional të gjithë akterëve politik e pse jo edhe të mendohet edhe për kandidat konsensual për Kryetar Komune të përkrahur edhe nga shoqëria civile. Gjilani duhet të shndërrohet në qendër zhvillimore regjionale e ndërkufitare, këtë e meriton. Të punojmë së bashku të gjithë për ketë qëllim” tha në fund Sokol Haziri nënkryetar i Degës së AAK-së në Gjilan./rajonipress/