FIDANISHTJA

Haziri: Ditëlindja e përbashkët e Pavarësisë së Kosovës dhe Vanessa Dubovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim feste dhe urimi Vanessa Dubovën, vajzën dhjetë vjeçare nga Gjilani, e lindur pikërisht më 17 shkurt 2008, për t’i uruar asaj ditëlindjen, që e festojnë të gjithë shqiptarët së bashku me ditëlindjen e shtetit të Kosovës.

“Vanessa Dubova është vajza e cila ka lindur pikërisht në ditën e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Ajo sot ka ditëlindjen dhe feston dhjetë vjetorin e lindjes sikur që edhe Republika e Kosovës sot ka mbushur një dekadë të shtetësisë së saj. Urojmë që sikur rritja e Vanessës dhe sukseset e saj, të shënojmë edhe sukseset e shtetit tonë, i cili po ecën në rrugë të mbarë krahas shteteve tjera”, ka thënë kryetari Haziri.

Eco Higjiena

Ai ka potencuar se 17 shkurti është festë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht është dita kur nderohen të gjithë dëshmorët dhe të rënët për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Kurse Vanessa Dubova, shkurtimisht ka uruar të gjithë qytetarët e Gjilanit dhe Kosovës për festën e pavarësisë, duke uruar shëndet, fat, lumturi dhe gëzime në familje e në shoqëri në përgjithësi./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.