Mobi Casa

Ndahet nga jeta biznesmeni, humanisti e atdhetari Mustafë Shala

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në moshën 70 vjeçare pas një sëmundje të shkurtër është ndarë nga jeta Mustafë Shala një patriot, atdhetar e biznesmen me atribute të mëdha humane e njerëzore.

Mustafë Shala padyshim që mbetet figura kyçe në jetën politike, institucionale dhe kombëtare në formimin e institucioneve të pas luftës.

Mustafë Shala ka ditur më së miri ta respektojë Kosovën, shtetin dhe lirinë e saj për të cilën investojë shumë, duke ofruar të gjitha mundësit financiare e familjare.

Uji Dea

Mustafë Shala ka vdekur këtë të premte pas një sëmundje të shkurtër në moshën 70 vjeçare dhe kjo vdekje e tij është një humbje e madhe për Gjilanin e Anamoravën e mbarë komunitetin e biznesit.

Sipas familjarëve varrimi i Mustafë Shalës pritet të bëhet të shtunën me drekë, ora 13.00./rajonipress/