FITORJA

Haziri: Agim Rashiti u kryengrit në kohën kur rrezikohej qenia jonë si shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i shoqëruar nga Komandanti i Stacionit të Policisë në Gjilan dhe bashkëpunëtorë të tjerë të shoqëruar edhe nga stafi i Spitalit Regjional të Gjilanit dhe familje të dëshmorëve, kanë bërë homazhe para bustit të dëshmorit Agim Rashiti.

Haziri, pas vendosjes së luleve pranë bustit të dëshmorit, ka thënë se vendosmëria e tyre, sakrifica dhe gjithçka tjetër ishte në shërbim të lirisë, pavarësisë dhe zhvillimit të Kosovës.
“Sot përkujtojmë dëshmorin e kombit, veprën heroike të tij, Agim Rashitin, i cili u kryengrit në fund të viteve të ’80-ta, në kohën kur rrezikohej qenia jonë si shqiptarë, respektivisht autonomia e shqiptarëve në ish Jugosllavi në atë kohë. Kështu si sportist dhe i ri, ai u flijua dhe ra për të mos vdekur kurrë, kurse familja Rashiti ka dhënë sakrificë të pa kompenzueshme për lirinë që sot e gëzojmë. Qoftë i përhershëm kujtimi për këtë dëshmor dhe gjithë vargun e gjatë të dëshmorëve të rënë për liri”, tha Haziri.

ARKATANA

Në emër të familjes ka folur Nevzad Rushiti, i cili ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit që ishin prezent në këtë ditë të dhimbjes dhe kujtimeve të përbashkëta për Agimin, me ç’rast kanë pohuar se kur dëshmori nderohet dhe ka përkujdesje, familja ndjehet më e qetë dhe më lehtë e kalon edhe dhimbjen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.