GRANDEMALL

Haxhi Thaçi kur kishte vizituar të birin në Hagë në 2023-tën: Nuk mërzitna fort, e di që ka shku për faqe të bardhë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ka vdekur mbrëmë Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai ishte duke u trajtuar në Klinikën Interne në QKUK pasi gjendja e tij ishte e rënduar.

Por çfarë kishte thënë Haxhi Thaçi në muajin shkurt të vitit 2023 kur kishte vizituar birin e tij në Hagë?

Babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë të gjatë kishte folur edhe për vizitën që i ka bërë të birit në Hagë.

Ai kishte deklaruar atë kohë se po të ishte mirë me shëndet do të shkonte ta vizitonte shumë shpesh.

ARKATANA

“Jam tutë që mërzitna, por nuk jam mërzit qaq fort qysh jam tutë. Unë kam thënë, jam vjetëru edhe dergja, se vallahi pa shku një herë në muj se kisha lonë. E kisha gjet një banesë atje, e kisha shku me e vizitu shpesh. Mirë ishte. Nuk mërzitna fort, e di që ka shku për faqe të bardhë, kush nuk më thotë të ka ba djali qeshtu, e jo qeshtu. Ajo është nderë, kishte deklaruar Haxhiu.

Ai është shprehur se ka pasur shumë dëshirë që t’i takojë edhe krerët e tjerë të UÇK-së që gjenden në Hagë për nuk ka mundur.

“Më mbet merak që nuk i pasha ata tjerët”, kishte thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.