UBT

Gashi: Qysh është e mundur që Kurti i beson Gjykatës Kushtetuese të RMV ndërsa të Kosovës e linçon?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Deputeti i LDK-së Arben Gashi ka reaguar pasi Kryeministri i vendit Albin Kurti tha se Gjykata Kushtetuese e RMV duhet të vendos për gjuhën shqipe, dhe se ajo merr vendime të drejta.

Gashi ka shtruar pyetjen se si është e mundur që GJK-në e Maqedonisë së Veriut ta lavëdëroj e besoj kurse të Kosovës ta linçoj.

Eco Higjiena

“Qysh është e mundur kështu?!

Albin Kurti i beson Gjykatës Kushtetuese të Maqedonisë së Veriut për çështjen e gjuhës shqipe në atë shtet, ndërsa Gjykatën Kushtetuese të Kosovës e linçon për gjithçka dhe sa herë që vendimet e saj nuk i përshtaten”, ka shkruar Gashi.