Eko Higjiena

Hatixhe Kosumi Rashiti: Mbijetova fal humanizmit të familjes dhe popullit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Mësuesja Hatixhe Kosumi Rashiti ka një histori interesante, por gjithsesi histori me një përfundim të gëzueshëm. Ajo ishte diagnostifikuar me leukemi akute dhe ishte trajtuar në Turqi duke shpenzuar mbi 200 mijë euro, por pa sukses, derisa shërimin e gjen në Strasburg të Francës. Miliona herë falënderime nga zemra për të gjithë ata që më mbështetën, më qëndruan pranë në çdo kohë e moment të rëndë për mua rrëfen Hatixhja.

Hatixhe Kosumi Rashiti (1970”, me prejardhje nga Tugjevci ishte punësuar si mësuese në fshatin e lindjes, për të punuar plotë shtatë vite kurse pasi martohet këtë profesion e vazhdon në Malishevë të Gjilanit edhe për 17 vite tjera.

Por fati i saj e sjell para një akti të kryer. Hatixhja e cila tani flet e buzëqeshur, me humor të mirë dhe pas dy vite e gjysmë edhe pranë familjes në Malishevë, detyrohet të ndërpres profesionin për të nisur një luftë me sëmundjen. “Nuk e kisha të lehtë, madje e kisha të vështirë përballimin edhe të sëmundjes edhe të shërimit të kushtueshëm. Duheshin hiq më pak se 200 mijë euro, e kjo ndihmë u grumbullua falë familjes, miqve dhe popullit në përgjithësi. Miliona herë falënderime nga zemra, për të gjithë ata që më ndihmuan sepse unë mbijetova fal ndihmës së tyre” flet e qet Hatixhja.

GRANDEMALL

Por peripetitë e Hatixhes nuk përfundojnë këtu. “Pasi mora terapinë që e kuronin mjekët në Turqi, sërish u ktheva pas katër muajve dhe më thanë se sëmundja është kthyer sërish. U shtanga dhe u trishtova. Kaq mjete shpenzuam dhe sërish me sëmundje. Mjekët e Turqisë donin vetëm para dhe vendosa ta ndërprejë shërimin atje. Shkova në Strasbugr të Francës në vitin 2015 dhe aty bëra transplantin. Tani jam mirë. Këtu në Francë jam trajtuar falas, pa asnjë cent. Janë njerëz të mrekullueshëm. I kam marrë edhe fëmijët dhe shpejt besoj që do të ndodhë edhe bashkimi familjar” rrëfen Hatixhja.

Ajo thotë se është e befasuar me neglizhencën e Ministrisë së Shëndetësisë e cila nuk e ndau asnjë cent për rastin tim, kurse Komuna e Gjilanit ka ndarë vetëm 500 euro. “Tani jam në shtëpi tek familja ime erdha pas dy vitesh e gjashtë muajsh. Kisha terapi të shumta dhe në fund ia dola. Zoti është i madh dhe me ndihmën e tij dhe të miqve sot jam shëruar” përfundon Hatixhja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.