Fundamenti

Hasani: Serbia po e zhvendos presionin në kurriz të Kosovës – Perëndimi s’do ta mbajë përgjegjëse për Banjskën

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Profesori Enver Hasani, duke folur për sulmin në Banjskë tha se Serbia nuk do të ngarkohet me përgjegjësi.

“Të vetmen përgjegjësi që ka Serbia, sipas kërkesës së bashkësisë ndërkombëtare, konsiston në dënimin e kryesve të aktit terrorist në Banjskë. Këtë do ta bëj Shteti serb në të ardhmen sepse çdo gjë do të monitorohet nga faktorët e jashtëm. Për këtë ka dhënë pëlqim vetë Shteti serb”, thotë ai.

Hasani nuk përjashton akte hakmarrëse për humbjet e serbëve atje, ndërsa e hedh poshtë skenarin e luftës.

“Retorika e luftës është duke u bërë që nga fillimi për të legjitimuar formimin e autonomisë serbe politiko-territoriale. Asgjë tjetër nuk ka aty”, shprehet i bindur ai.

Hasani insiston tash e sa muaj se me arritjen e marrëveshjeve në Bruksel dhe Ohër, Kurti ka vënë themelet e krijimit të asaj që në të drejtën kushtetuese njihet si kushtetutë materiale.

ARKATANA

“Rendi që krijohet me këtë draft-statut është një rend i mbyllur juridiko – kushtetues, i cili nuk mund të ndikohet nga jashtë dhe as të deformohet pa pëlqimin e organit të vet përfaqësues – Kuvendit të Bashkësisë”, thotë ai për Gazetën Express.

Hasani shprehet se ajo çfarë kanë propozuar evropianët s’mund të ndryshojë sepse është produkt i pashmangshëm i Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit.

Duke i komentuar hapat e fundit të palës serbe Hasani thotë se “Serbia po çon mesazhe në BE se është duke zbatuar zotimet e saj, siç janë targat, energjia, shumë shpejt besoj edhe ne raport me të pagjeturit dhe çdo gjë tjetër.

“Me këta hapa, Serbia po zhvendos presionin ndërkombëtar në tërësi në kurriz të Kosovës, veçanërisht në raport me implementimin sa më të shpejt të autonomisë politiko-territoriale serbe”, theksoi Hasani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.