Fundamenti

Bunjaku: Arroganca e VV-së – shkak për mosbashkëpunimin me të

/ 1 minutë lexim
ZN

Deputetja e LDK-së Valentina Bunjaku, thotë se arroganca e Vetëvendosjes, është shkaku që opozita nuk po bashkëpunon me të.

“Ne filluam seancën, dhe mandej arroganca e tyre po të bën ta lirosh, të mos bashkëpunosh, sepse qytetarët ia kanë dhënë mundësinë që ai me qenë mbi 51 për qind në zgjedhjet e kaluara”, u shpreh ajo.

Eco Higjiena

Bunjaku tutje deklaroi se asnjëherë një propozim të opozitës partia në pushtet nuk e ka marrë për bazë, dhe asnjëherë nuk kanë bashkëpunuar, siç thotë ajo së paku për një amendament të vetëm.

“Kohën ku ka ndodhur ne si pozitë në legjislaturat e kaluara, e kemi sjellë një ligj për shkak të afateve, Levizja Vetëvendosje ka reaguar shumë ashpër, dhe asnjëherë nuk ka ardhur të marrë pjesë në seancë”, shtoi deputetja e LDK-së. /klankosova