Mobi Casa

Maqedonci: Kursi i Këmbësorisë ndikon në rritjen e kapaciteteve të FSK-së

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Për herë të parë Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, tha për RTK se ky kurs ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë.

“Kursi Bazik i Këmbësorisë ndikon në rritjen profesionale dhe kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës”, tha ai.

FIDANISHTJA

Ministri Maqedonci, tha se detyrat kyçe që do të ekzekutohen gjatë këtij kursi janë: manovrimi taktik, sinkronizimi i aseteve te këmbësorisë se lehtë, përgatitja fizike, dhe zjarri preciz me armët e këmbësorisë së lehtë.

Maqedonci, bëri me dije se Kursi Bazik i Oficereve të Këmbësorisë (KBOK) është kurs që trajnon oficerët e rinj për aftësi taktike të avancuara të këmbësorisë dhe të udhëheqjes në fushëbetejë; vlerëson potencialin e udhëheqjes dhe kualifikon kandidatët për udhëheqje në fushën e këmbësorisë.

Ai bëri me dije se ky kurs ka baza nga Doktrina e ShBA-ve dhe e sinkronizuar nga Forca e Sigurisë së Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.