UBT

Haradinaj: Shihni mirë kush po i bën punësimet në PTK,drejtori i Postës garon për deputet me PDK-në

/ 1 minutë lexim

Në Debat Përnime, ku i ftuar është i nominuari i Koalicionit AAK-PSD, Ramush Haradinaj, bashkë me ekipin e tij, është debatuar edhe për punësimet në PTK. Haradinaj e ka pranuar se ka pasur punësime pa kriter në PTK, por ai ka thënë se duhet shikuar me kujdes se kush po i bën këto gjëra.

Ai ka thënë se drejtori ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha, kandidon për deputet të PDK-së.
Këtë gjë e ka ndërlidhur edhe me punësimet, ku sipas tij, dominojnë dukshëm militantët e PDK-së.
“Kqyreni kush e udhëheq PTK-në, është Sejdi Hoxha, i cili kandidon për deputet me PDK-në”, ka thënë Haradinaj.

Mund të ju interesoj: