Hidromorava

Haradinaj përkrahet në Brezhnicë: Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, përfitoi 6 milionë euro shtesë

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

I nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka qëndruar sot në Obiliq, ku është pritur në Brezhnicë nga familja e Afrim Krasniqit. Haradinaj ka shkruar se banorët e këtij fshati i kanë dhënë përkrahje të fuqishme konceptit 100% shtet.

“Në odën e Afrim Krasniqit, banorët e Brezhnicës së Obiliqit me përkrahje të fuqishme për konceptin 100% shtet. Qytetarëve të Obiliqit me rrethinë, Kosova për dekada të tëra u ka hy në hak, por më në fund, atyre po u shpaguhet”, ka shkruar Haradinaj.

Ai ka përmendur ligjin e veçantë për Obiliqin, që i siguroi gjashtë milionë euro shtesë në momentin e aprovimit.

“Obiliqin e bëmë me ligj të veçantë, duke përfituar që në fillim gjashtë milionë euro buxhet shtesë dhe tani do të vendoset drejtësia dhe do të përfitojnë benefite sipas ligjit, për punësim në KEK, projekte zhvillimore dhe funksionalizimin e Zonës Industriale. Banorët e kësaj komune tani janë aksionarë në konceptin 100% Kosovë, për shtetin e fortë dhe Obiliqin qytet të fuqisë ekonomike”, thuhet në njoftim.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.