ARKATANA

Haradinaj paralajmëron transformimin e FSK-së: Ushtria garanton siguri

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se transformimi i FSK-së në Ushtri garanton siguri për qytetarët e Kosovës, dhe gjithashtu për sigurinë rajonale.

Në një postim në facebook, kryeministri i vendit ka theksuar se ky process do të jetë i sigurt duke përfshirë të gjitha komunitetet në vend.

“Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës (FAK) është proces që garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të Kosovës, gjitha komuniteteve, si dhe kontribuon në sigurinë rajonale.Procesi do të jetë një sukses i garantuar dhe i sigurt, me përfshirje maksimale të të gjitha komuniteteve në Kosovë. Forcat e Armatosura të Kosovës do të kenë këtë mënyrë të përfshirjes së komuniteteve, me synimin e rritjes së numrit të tyre.”, ka shkruar Haradinaj.

“Në periudhën në vijim, do të intensifikojmë përpjekjet gjithëpërfshirëse për të arritur transformimin në Forca të Armatosura”, bëhet e ditur nga kryeministri.

Hidromorava

Me rasti e “Ditës së Forcës” e cila mbahet nesër, Haradinaj ka thënë seqeveria është e bindur se FSK-ja do të ketë arritje të mëdha.

“Në prag të “Ditës së Forcës”, Qeveria e Republikës së Kosovës është e bindur dhe krenare për arritjet e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rruga e ndjekur e institucionit dhe pjesëtarëve të FSK-së është rrugë e bazuar në përkushtim, sakrificë dhe ndershmëri.Sot, FSK është profesionale, multi-etnike, si dhe e trajnuar mbi standardet dhe parimet demokratike të forcave të sigurisë”, ka thënë i pari i qeverisë së Kosovës.

Ai ka përmendur edhe disa statistika për pjesëmarrjen e komuniteteve në FSK.

“Suksesi në integrimin e komuniteteve jo-shumicë në FSK është plotësisht i dukshëm: në total, 10.07 për qind e pjesëtarëve të FSK-së janë nga komunitetet jo-shumicë, ndërsa nga komuniteti serb janë 4.2 për qind e pjesëtarëve të FSK-së”, ka thënë Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.