Fundamenti

BE nëpërmjet Stanos kërkon që përgjegjësit të japin llogari, thotë se Banjska rikujton nevojen për normalizim mes Kosovës e Serbisë

/ 2 minuta lexim
HIDROMORAVA

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Peter Stano, në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ka bërë thirrje për “ndjekje të shpejtë” të përgjegjësve të këtij sulmi, ndërsa tha se blloku rikonfirmon përkushtimin për drejtësi.

Ai tha se kjo ditë është një rikujtim për nevojën për të mbajtur sigurinë dhe që Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet, raporton Gazeta Express.

“Një vit pas sulmit në Banjskë, BE përsërit thirrjen për ndjekjen e shpejtë të atyre që janë përgjegjës dhe rikonfirmon përkushtimin e saj për drejtësi dhe llogaridhënie. Është një rikujtim i nevojës për përpjekje të vazhdueshme për ruajtur sigurinë dhe për të avancuar me normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’, ka shkruar Stano në X.

ARKATANA

Krahas kësaj deklarate, Stano ka shpërndarë deklaratën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, të para një viti kur ndodhi sulmi terrorist.

Borrell atëherë kishte thënë se BE e dënon në termat më të ashpër “sulmin e tmerrshëm kundër policëve të Kosovës në Banjskë në veri të Kosovës”.

“Autorët përgjegjës duhet të përballen me drejtësinë”, ishte kërkesa e një viti më parë e Borrell./Express/