Haradinaj para rugovasve: Kam folur me dy liderët malazez, guri do të kthehet në Çakorr

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Në Rugovë të Pejës, para qytetarëve të kësaj ane ka folur i nominuari për Kryeministër nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj. Ai ka folur për demarkacionin me Malin e Zi, që prek territorialisht këtë zonë. Haradinaj ka thënë se çështja e Çakorrit do të zgjidhet në marrëveshje me Malin e Zi.

Ai ka thënë se Mali i Zi është treguar korrekt me Kosovës për disa vite, duke nisur nga lufta me Serbinë.

“Mali i Zi e ka ndërru drejtimin qe një kohë. Në luftën e fundit është ruajtë me ne, një pjesë e jona gjetën strehë te ta. Tani na e njofti pavarësinë”, ka thënë Haradinaj.

Ka folur edhe për demarkimin në versionin Meha, të cilin e ka quajtur gabim. Por ka thënë se me liderët e Malit të Zi ka folur për këtë çështje dhe beson që në bashkëpunim me ta do të gjej marrëveshje për korigjimin e gabimeve.
“Tani na ndodhi kjo me kufinin, si pa pritë. E dimë që historia dhe e kalumja ka qenë e vështirë, duam me i vendosë në rend gjërat. Është bë një gabim me Çakorrin. Ata e kanë kuptu që është gabim. Dy liderët e tyre nuk janë kundër që me u rregullu kjo punë”, ka thënë ai.

Haradinaj ka thënë se është vonuar për ta rregulluar këtë çështje, sepse gjatë qeverisjes së tij doli një problem më i madh. Iu referua përpjekjeve për shkëbimin e territoreve me Serbinë.
“Më kanë pyet nganjëherë pse po vonohesh, se na dulë një telash tjetërkah. Edhe atë e rregullum me shumë mund”, ka thënë ai.

Haradinaj, para banorëve rugovas, ka premtuar investime infrastrukturore në këtë anë për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve si dhe për të ndihmuar në zhvillimin e turizmit.

Mund të ju interesoj: