Mobi Casa

Haradinaj nga Vitia: Ky qytet është partner i koalicionit AAK-PSD për mbrojtjen territoriale

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubimin në Viti. I nominuari për Kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, ka thënë se në Viti sot ka ndjerë krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtorë.

“Anamorava njihen si kryengritës të hershëm për liri dhe të vendosur në mbrojtje të saj. Në Viti sot ndjeva krahun e fuqishëm të këtyre njerëzve trima e punëtor, që i japin shtetit të Kosovës, për të qëndruar i fortë, krenar dhe i patjetërsueshëm. Vitia partner i koalicionit AAK-PSD, për Kosovën që i del zot vetes në tërësinë e saj”, ka shkruar Haradinaj.

AAK-PSD ka paralajmëruar edhe dy tubime në Gjilan dhe Lipjan për sot.

Mund të ju interesoj: