UBT

Haradinaj nga Llapi: Kadri Veseli nuk po di çka po flet, po premton gjëra që ekzistojnë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I nominuari për Kryeministër nga Koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj ka folur sot nga Llapi, ku kjo parti ka mbajtur tubimin elektoral. Haradinaj nga atje ka thumbuar të nominuarin e PDK-së për Kryeministër, Kadri Veselin, i cili po premton Ligj për Legalizim. Haradinaj ka thënë se Veseli nuk po di se çfarë po flet. Kritika ka pasur edhe për LDK-në si dhe Vetëvendosjen.

“Kadri Veseli po flet nga jashtë, por për shumicën që po i thotë nuk po di çfarë thotë. Po thotë kemi me bë Ligjin për Legalizimin. Me i thënë o burrë, kqyrë përmirëson ligjin najsen, me ndonjë amandament, se e kemi ligjin. LDK-ja nuk është pa merita nëse ka korrupsion e krim në shtet. Po thonë e çkapim shtetin, kanë qenë në bashkëqeverisje me Hashimin e Kadrinë. Ata nuk kanë munden sikur unë me Hashimin e Kadrinë”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për prioritetet e qeverisjes së tij pas 6 tetorit, nëse arrin ta themelojë Qeverinë.
“Tri fokuse kemi, rritjen ekonomike së pari. E bazojmë në tri shtylla. E para ka të bëj me tatimin, e dyta logjistika dhe e treta është burokracia. Shumë letra, shumë certifikata, ato po shkakojnë korrupsion. Arsimin duhet me bë dual, me u shërby me shembuj të shteteve perëndimore. Një delegacion nga Bavaria dhe shprehën interesin që të na ndihmojnë me arsimin dual”, ka thënë Haradinaj, i cili ka thënë se Qeveria e tij nuk është e fjalëve.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.