Haradinaj në Mitrovicë: Trepçën ia kthyem Kosovës, tash do të investojmë në të

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubim me qytetarët e Mitrovicës. I pranishëm ka qenë edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj. Ai ka thënë se Tash është koha për investime milionëshe në të.

“Mitrovica, sikur tërë Kosova, ishte dhe do të mbetet një dhe e pandarë. Jemi zotuar për Kosovën unike, me territor, resurse kombëtare e treg të mbrojtur! E themeluam ushtrinë dhe na është njohur e drejta në mbrojtje. Fuqizuam policinë tonë, e cila, dëshmoi se ligji zbatohet në çdo cep të Kosovës. E rikthyem gjigantin Trepça në pronësi 100% të Kosovës dhe me po atë vendosmëri do ta revitalizojmë me investime qindra milionëshe. Më 6 tetor, Mitrovica i thotë po referendumit për 100% shtet”, ka thënë mes tjerash Haradinaj.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS