Fundamenti

Haradinaj në Festivalin Festari: Krenar që produkti 100% Kosovë sot dominon në treg

/ 1 minutë lexim
GRANDEMALL

Kryeministri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Festivalin Festari, që mbahet në Therandë. Ai ka thënë se ky është manifestimi më i bukur i mënyrës së jetesës në Kosovë, duke shfaqur identitetin e qytetarëve.

“Festa e artë dhe e rinisë në Therandë, i nxjerr në dritë vlerat tona më të çmuara dhe është manifestimi më i bukur i mënyrës së jetesës në vendin tonë dhe i asaj se kush jemi. Kënaqësi të ndaja sot gëzimin me qytetarët e Therandës në Festivalin Festari”, thuhet në njoftimin e Kryeministrit.

Kryeministri Haradinaj ka thënë se ka uruar të gjithë bujqit për të arriturat e tyre.
“Në këtë ditë feste gjatë panairit të prodhimeve bujqësore urova bujqit për të gjitha të arriturat e tyre, pashë nga afër artefakte të llojllojshme arkeologjike e etnografike në Muzeun e Qytetit dhe u bashkova në aktivitetet e shoqërive kulturore dhe të të rinjve. Krenar që produkti 100% Kosovë, sot dominon tregun tonë, falë punës së vyer të prodhuesve tanë dhe masave mbrojtëse të Qeverisë për prodhimin vendor”, ka shkruar ai në fund.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.