Uji Dea

Haradinaj: Mustafa koncept i plakur, Thaçi qeverisje e korruptuar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Sot para studentëve të Universitetit AAB, në Prishtinë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka mbajtur një ligjëratë, në të cilën ka folur për situatën në vend, alterantivat dhe rrugën më të mirë si dalje drejt procesve të reja dhe pozitive.

Ai ka thënë se Drejtimi i Ri nuk është vetëm një platformë e thjeshtë, por program i detajuar dhe me objektiva të qarta për nxjerrjen e vendit nga situata dhe kriza në të cilën e ka futur qeverisja e deritashme.

“Thaçi e Mustafa janë liderë të perënduar. Ata më nuk kanë koncepte e as vizion për ta udhëhequr vendin. Platforma Drejtim i Ri, njerëzit e Aleancës dhe plani ynë implementues i kësaj platforme, janë garancë për vendin, për të rinjtë, për studentët dhe për të gjtiha kategoritë e shoqërisë”, ka thënë Haradinaj.

HW

Ai, po ashtu, ka thënë se “Isa Mustafa, struktura dhe mentaliteti i tij janë qeveri dhe qeverisje e plakur, kurse Hashim Thaçi e dhe taborri i tij janë të korruptuar dhe të pavizion për udhëheqje të vendit”. “Mandati i tretë i tij do të ishte fatal për Kosovën. Edhe sikur të kishim të bëjmë me mirëqeverisje, mandati i tretë i tij do të ishte i dëmshëm për vendin”, ka thënë Haradinaj.

“Më 8 qershor ju studentë do të vendosni se si do të menaxhohet jeta juaj në vazhdim. Kosova bën pjesë në vendet e pasura të botës, por ne prapë se prapë po jetojmë keq, shkaku i keqmenaxhimit të resurseve të vendit nga kjo keqqeverisje. Shkaqet pse nuk duhet të vazhdohet kjo keqqeverisje janë të shumta, por më kryesorja është se kjo qeveri e ka sëmurë Kosovën me kancer e qe, në terma politikë, është korrupsioni. Ne si AAK do të punojmë për zhvillim të gjithmbarshëm të vendit do të punojmë për të gjithë qytetarët, e jo siç është punuar deri më sot, vetëm në dobi të individëve. Qëllimi im është që efektet e qeverisjes së mirë të mbërrijnë tek të gjithë qytetarët e vendit”, ka thënë Haradinaj në një ligjëratë e bashkëbisedim krejt të hapur me studentët dhe auditoriumin në Universitetin AAB, ku ka shpalosur detajisht synimet, vizionin dhe konceptin fitues Drejtim i Ri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.