RCCOLA

Haradinaj: Kështu kthehet Kosova prapa më 6 tetor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

I nominuari i koalicionit AAK-PSD për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka takuar sonte qytetarët e Lipjanit. Në tubimin në Lipjan, Haradinaj i ka shpjeguar qytetarëve se si kthehet Kosova prapa. “E kam një drojë që Kosova mundet me u kthy pak prapa më 6 tetor, nëse të gjithë ju nuk dilni me votu së pari dhe nëse fiton një koncept tjetër, jo koncepti 100% shtet, prap po na kthejnë prapa e prap dikush duhet me hekë qysh kom hekë unë në rastin konkret me e nxjerr Kosovën prej ku e kanë vendos, me shku kah rruga jonë 100% shtet e ndoshta edhe me i mbajt në shpinë presionet për ta forcuar vendin tonë”, tha Haradinaj.

Në këtë tubim kanë marrë pjesë një numër i madh i qytetarëve të Lipjanit.

Qytetarët e Lipjanit mbushin sheshin në përkrahje të AAK-PSD

Koalicioni AAK-PSD ka mbajtur sot tubim në Lipjan, në Sheshin Adem Jashari.
Në këtë tubim, është parë një pjesëmarrje e madhe e qytetarëve të Lipjanit, të cilët kanë mbushur sheshin.

Përveç tjerëve, atyre iu drejtua edhe Kryeministri në detyrë dhe i nominuari për Kryeministër, Ramush Haradinaj, duke shpalosur planet për forcimin e sektorit privat, pagës minimale, shtesat për fëmijë e pensionerë dhe mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës.
Qytetarët e Lipjanit njëzëri përkrahën programin 100% shtet.

Mund të ju interesoj: