Eko Higjiena

Haradinaj i përgjigjet VV’së për Urën e Ibrit: A po synoni ta ndani në dysh atë pjesë apo si e keni hallin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë me një reagim publik rreth disa akuzave që thotë se i janë bërë jo njëherë po disa herë me radhë.

Në një postim të fundit në Facebook, Haradinaj ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shfrytëzuar siç thotë ai, sejmanët e tij nga VV-ja për t’i drejtuar pyetje.

“Nuk është hera e parë që kanë provuar të më pozicionojnë “këndej ose andej ure”, duke dashur të ma vendosin kufirin ne mes. Kanë provuar edhe Pejën të ma ndajnë me lum, kanë provuar që të ndajnë Mitrovicën me lum, besa edhe krejt Kosovën duke i vendosur disa kufij të ri, në emër të njëfarë shkëmbimi territorial”, shkruan ai.

FIDANISHTJA

Por, sipas kreut të AAK-së as atëherë e as sot, s’kanë gjetur tek ai aleat të ndarjes, e nuk do të gjejnë kurrë.

“Albin Kurti, përmes sejmenëve të tij, ma paska bërë një pyetje publike se “nga cila anë e urës” jam unë! Po pse u dashka që unë të jem në njërën anë të urës! Unë jam ku kam qenë gjithmonë, në çdo milimetër të territorit të Kosovës dhe se tek Ura e Ibrit nuk ka dy anë”.

“Po ju që po pyesni nga cila anë, a po sugjeroni që atë pjesë ta ndani në dysh, apo si e keni hallin?! Ose në cilën anë jeni ju, që ta marrim vesh njëherë e mirë!”, shkruan ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.