Fundamenti

“Preferoj më tepër koalicion me partitë aktuale që janë në opozitë” – Hamza për koalicionet pas-zgjedhore

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Bedri Hamza, kandidat për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë se preferon pas zgjedhjeve të ketë koalicion me subjektet politike që aktualisht janë në opozitë.

Por, Hamza ka thënë se ai kurrë nuk ka preferuar “vijat e kuqe”, duke shtuar se kurrë nuk kanë funksionuar”.

Për sa i përket zgjedhjeve të 9 shkurtit, Hamza në “Pressing” të T7, u shpreh se ai tha se beson në fitore.

Uji Dea

“Për shkak të koncepteve dhe bindjeve të mia politika, por edhe subjektit politik, PDK-së. Unë e preferoj më tepër koalicionin me partitë aktuale të cilat janë në opozitë. Besoj që jam mjaftueshëm i qartë. Asnjëherë në karrierën time politike edhe kur ka qenë trend dhe modë nuk kam vendosur fija të kuqe, sepse kam konsideru se është një diçka se po vendoset vetëm në fushatë elektorale”.

“Jam i sigurt që do t’i takojë njerëzit edhe pas datës 9 shkurt, duhet me qëndru në ato që kam thënë. Këto vijat e kuqe nuk kanë qenë diçka e preferueshme prej meje. Nuk është tregu në të kaluarën që kanë qenë të qëndrueshme, diçka që ke parë dhe nuk ka funksionu mos e bëjë”.

“Unë jam në garë për me fitu, unë besoj në fitore”, ka thënë Hamza. /Gazeta Express