Hapet zyra nënshtabi i LDK’së në “Arbëria”, mobilizim i madh për zgjedhjet e 6 tetorit

Është hapur të martën zyra nënshtabit të Lidhjes Demokratike të Kosovës në lagjen Arbëria të Gjilanit, ku pjesëmarrës, pos kryetarit të Shtabit, Arben Mehmeti, të pranishëm ishin edhe kandidatët për deputet nga Gjilani.

Duke i uruar për hapjen e zyrës, kryetari i Shtabit Zgjedhor të Degës, Arben Mehmeti, është shprehur para të pranishmëve se nëndega e lagjes “Arbëria” është model i organizimit, i punës dhe i suksesit në disa palë zgjedhje.

Kryetari i nënshtabit të LDK’së në “Arbëria”, Imet Rrahmani, njëherësh kandidat për deputet, ka konfirmuar se po punohet natë e ditë për mobilizim në përkrahje të kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani dhe ekipit të madh të LDK’së.

Përndryshe, këtë takim e kanë përshëndetur edhe kandidatët e LDK’së për deputet, Lirije Kajtazi, Fatmir Rexhepi, Valentina Bunjaku Rexhepi dhe Faton Bislimi.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).