Fundamenti

Halle, Gjermani: Dyshohet për plagosjen e tre vetave, arrestohet kosovar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta.


Në Halle, tre persona u plagosën në një sulm që ndodhi në mbrëmjen e të dielës – njëri prej tyre rëndë. Policia arriti të arrestonte një të dyshuar. Motivi është ende i paqartë, transmeton albinfo.ch.

Tre persona, përfshirë një fëmijë, u plagosën në një sulm përpara një ndërtese banimi në Halle në Saksoni-Anhalt. Sipas policisë, një burrë 29-vjeçar u plagos rëndë, ndërsa një tjetër, 47-vjeçar dhe një vajzë 11-vjeçare pësuan lëndime të lehta. Lidhur me të plagosurit, policia flet për prerje dhe plagë me thikë.

Sipas deklaratave të tyre, policia u thirr në orët e para të mbrëmjes për një grindje me disa persona përpara hyrjes së bllokut të apartamenteve, shkruan dpa.de. Atje gjetën të plagosurit, të cilët më pas u dërguan në spital.

Uji Dea

Pas raportimeve të dëshmitarëve, një 46-vjeçar nga Kosova u arrestua si i dyshuar menjëherë më pas. Një zëdhënës i policisë tha se hetimet janë duke u zhvilluar për të përcaktuar se si kanë ndodhur lëndimet dhe çfarë i ka shkaktuar ato, përcjell albinfo.ch. Situata është nën kontroll. Hetimet për motivin dhe armën e vrasjes janë duke vazhduar.

Gazeta “Bild” raportoi, duke cituar një dëshmitar, se debati kishte shpërthyer nga shkaku i zhurmës së madhe të fëmijëve.

Departamenti i hetimit penal siguroi prova në vendngjarje atë mbrëmje dhe intervistoi dëshmitarët.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.