Eko Higjiena

74-vjeçarja nga Kosova dënohet për mashtrime të shumëfishta në Zvicër, kishte fshehur pasuri prej rreth 350 mijë frangash

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Një grua 74-vjeçare me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kantonin Aargau të Zvicrës, është shpallur fajtore për mashtrime të shumëfishta dhe fshehje të të ardhurave.

Ajo është dënuar me një gjobë dhe dënim me para me kusht, pasi kishte përfituar ndihma financiare nga shteti, për të cilat nuk kishte të drejtë.

Sipas autoriteteve zvicerane, në vitet 2013 dhe 2014, gruaja dhe bashkëshorti i saj – i cili tashmë ka ndërruar jetë – kishin dështuar të deklaronin në formularin tatimor një listë të investimeve, duke fshehur një pasuri në vlerë prej 349 mijë frangash. Kjo fshehje kishte rezultuar në një vlerësim të rremë tatimor.

Si pasojë, çifti kishte përfituar ulje të primit të sigurimeve shëndetësore për vitet 2016 dhe 2017. Gruaja kishte marrë 741.60 franga për vitin 2016 dhe 874.80 franga për vitin 2017, ndihma këto të bazuara në deklarata të pasakta tatimore, njofton Aargauer zeitung.

Prokuroria e kantonit e ka shpallur tani gruan fajtore për mashtrim të shumëfishtë dhe e ka dënuar me një gjobë me kusht prej 60 ditësh pune me vlerë 30 franga në ditë (në total 1,800 franga), si dhe me një gjobë shtesë prej 400 frangash. Ajo gjithashtu duhet të paguajë 900 franga për shpenzimet procedurale.

Si zbulohen rastet e fshehjes së pasurisë në Zvicër?

GRANDEMALL

Sipas zëdhënësit të Departamentit të Financave në Aargau, Roland Hofer, rastet e dyshimeve për fshehje të pasurisë zakonisht zbulohen gjatë procesit të vlerësimit të tatimeve nga administrata komunale tatimore.

Këto dyshime mund të lindin nga raportime të brendshme, mospërputhje në deklaratat tatimore, apo edhe nëse një person e denoncon vetveten.

Nëse dyshohet për evazion tatimor të mëhershëm, rasti i përcillet Administratës Tatimore Kantonal, e cila mund të hapë një procedurë të tatimit shtesë që lejon rishikimin e deklaratave për deri në 10 vite mbrapa, por që duhet të përfundojë jo më vonë se 15 vjet nga viti tatimor në fjalë.

Në rastin konkret, kjo procedurë u iniciua në vjeshtën e vitit 2022 dhe zbardhi fshehjen e të ardhurave nga çifti kosovar.

Çdo pasuri e patreguar, pavarësisht sa vite kanë kaluar, mund të zbulohet dhe të sjellë pasoja serioze ligjore në Zvicër./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.