UBT

Haliti viziton punimet në teren

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot punimet në teren. Fillimisht ai ka vizituar fshatin Stubëll ku janë duke vazhduar punimet e fazës së dytë, në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës “Anton Çeta” deri te rruga “Sejdiu”, i cili është projekt i vitit të kaluar. Poashtu, kryetari Haliti ka vizituar fshatin Kabash dhe Buzovik, ku janë duke u rregulluar rrethojat e fushave sportive në oborret e shkollave.

Ndërsa, në rrugën “Kongresi Manastirit” është duke u punuar në fazën e dytë, ku janë duke u rregulluar trotuari dhe ndriçimi publik.

Uji Dea

Me këtë rast, kryetari Haliti u shpreh se institucionet komunale të Vitisë, vazhdimisht janë duke u kujdesur që projektet të cilat janë në punim e sipër të kryhen sa më parë dhe të fillojnë projektet e tjera të parapara për këtë vit për përmirësimin e kushteve dhe jetës së qytetarëve vitias pa dallime.

Punime të tilla në rregullimin e infrastrukturës janë duke vazhduar edhe nëpër shumë lokalitete të tjera të komunës së Vitisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.