Mobi Casa

Haliti vizitoi punimet në qendrën e shkollave të mesme në Viti: Falënderim për mbështetjen e Bashkimit Evropian

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot qendrën e shkollave të mesme në Viti, ku nga afër përcolli punimet që po zhvillohen në kuadër të rivitalizimit të plotë të objektit të Gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”.

Ky projekt i rëndësishëm për arsimin në komunën e Vitisë po realizohet përmes një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet Komunës së Vitisë dhe Bashkimit Evropian, i cili është një ndër investitorët kryesorë në këtë objekt shkollor.

Falë kësaj mbështetjeje të çmuar nga BE-ja, janë siguruar fondet dhe kushtet e nevojshme për të garantuar një standard të lartë në infrastrukturën arsimore, duke krijuar hapësira moderne, të sigurta dhe funksionale për nxënësit dhe stafin arsimor.

Haliti, duke falënderuar Bashkimin Evropian për këtë investim madhor, theksoi se institucionet komunale të Vitisë janë të përkushtuara për të përmirësuar vazhdimisht kushtet e të mësuarit për nxënësit e kësaj shkolle.

GRANDEMALL

“Mbështetja e Bashkimit Evropian është dëshmi e qartë se investimi në arsim është prioritet i përbashkët. Ne jemi thellësisht mirënjohës për këtë ndihmë konkrete dhe afatgjate, e cila do të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë e arsimit në komunën tonë. Objektet moderne, palestra sportive dhe fusha e re do të jenë një vlerë e shtuar për të gjithë komunitetin arsimor të Vitisë,” tha Haliti.

Ai gjithashtu premtoi se punimet do të përfundojnë brenda afateve të parapara dhe se shumë shpejt do të fillojë procesi mësimor në ambientet e reja të gjimnazit “Kuvendi i Lezhës”. “Rinia jonë meriton më të mirën. Jemi të përkushtuar që të krijojmë kushte të denja për ta, dhe me përkrahjen e Bashkimit Evropian po bëjmë hapa të mëdhenj drejt këtij qëllimi,” përfundoi Haliti.

Ky projekt përfaqëson një model suksesi për investimet në arsim dhe bashkëpunimin ndërinstitucional në funksion të së ardhmes së qëndrueshme të brezave të rinj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.