FITORJA

Haliti takohet në Gjilan me përfaqësues të lartë të OSBE-së dhe Ambasadës së Britanisë së Madhe

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka zhvilluar një takim të rëndësishëm në zyrën Regjionale të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Gjilan, me Steve Dodds, Sekretarin e Dytë të Delegacionit të OSBE-së në Vjenë, dhe Melanie J.H. Scarlet, Shefen e Njësitit për Politika të Jashtme, Pajtim dhe Integrim në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Kosovë. Pjesë e këtij takimi ishte edhe drejtori i kësaj zyre, z. Iglil Totozani.

Në këtë takim, Haliti, ka vlerësuar lartë punën dhe kontributin e OSBE-së në për stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë.

Ai theksoi se angazhimi i OSBE-së në mbështetje të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë është i jashtëzakonshëm dhe ka kontribuar në forcimin e paqes dhe sigurisë, si dhe në promovimin e dialogut dhe bashkëjetesës ndërmjet grupeve të ndryshme etnike dhe fetare që jetojnë në Kosovë.

FIDANISHTJA

Haliti i ka njoftuar ata edhe për zhvillimet e gjithmbarshme në komunën e Vitisë, duke përmendur projektet e realizuara dhe ato që janë në fazë implementimi.

Gjatë takimit, kryetari Haliti theksoi se komuna e Vitisë është një shembull i mirë i bashkëjetesës dhe se ka mundësi të mira për zhvillim ekonomik dhe social në rajon.

I pari i komunës po ashtu ka shprehur gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me OSBE-në dhe me Ambasadën e Britanisë së Madhe./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.