Hidromorava

Haliti reagon ndaj mungesës së energjisë elektrike në disa lagje dhe fshatra të Vitisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka reaguar sot ndaj kompanisë KEDS pas pranimit të shqetësimeve të shumta nga qytetarët rreth furnizimit jo të rregullt me energji elektrike në territorin e komunës së Vitisë. Ai ka kërkuar intervenimin sa më të shpejt dhe kthimin normal të furnizimit me energji elektrike në këtë komunë.

ARKATANA

“Është e pa pranueshme furnizimi jo i rregullt me energji elektrike në komunën e Vitisë, gjatë këtyre ditëve të fundit gjatë stinës së dimrit, konkretisht në qytet dhe disa fshatra, sidomos në këtë mot të ftohtë kur dihet se një pjesë e madhe e qytetarëve shfrytëzojnë energjinë elektrike për ngrohje. Prandaj kërkoj nga kompania KEDS që sa më parë të bënë intervenimet e nevojshme që të kthehet furnizimi normal me energji elektrike për qytetarët vitias dhe klientët e tyre besnik. KEDS duhet të ndërmarrë paraprakisht të gjitha masat e nevojshme që qytetarët tanë të kenë furnizim stabil me energji elektrike, në veçanti në stinën e dimrit. Duke pasur parasysh bashkëpunimin tonë të mirë me KEDS-in, kërkoj mirëkuptimin dhe angazhimin e tyre të shpejt në kthimin e furnizimit dhe sigurimin stabil me energji elektrike për qytetarët tanë”, u shpreh Haliti në reagimin e tij të drejtuar sot kompanisë KEDS./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.