ARKATANA

Haliti priti përfaqësues të GIZ-it gjerman, diskutohet me theks të veçantë për menaxhimin e mbeturinave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me drejtorët e tij, Basri Aliu dhe Adnan Imeri, ka pritur dje në takim pune një delegacion nga GIZ-i gjerman në krye me projekt menaxherin e projektit “Shërbime të Qëndrueshme Komunale” nga GIZ.

Ky projekt është bashkëfinancim nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Bëhet me dije se gjatë këtij takimi është folur për çështjet që ndërlidhën me fushën e menaxhimit të mbeturinave, përshirë këtu planifikimin strategjik për investimeve nga Granti i Përformancës Komunale-Mjedisi i Pastër ku përfituar është edhe komuna e Vitisë.

FIDANISHTJA

Me këtë rast Haliti tha se komuna e Vitisë ju ka dhënë një hapësirë të veçantë ruajtjes së mjedisit duke shpallur vitin 2022, si vit të mbrojtjes së pyjeve dhe mjedisit në territorin e komunës së Vitisë.

Ai tha se kjo komunë në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ka arritur të krijoj shumë mjedise të reja të gjelbërta, por edhe duke larguar shumë deponi ilegale të mbeturinave.

Haliti tha se kjo komunë ka nderin të bashkëpunoj me GIZ-in gjerman dhe do të vazhdoj të jep një rëndësi të veçantë çështjeve mjedisore pasi që është në interes të shëndetit publik./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.