Haliti: Krejt Vitia LDK ishte sllogani ynë sot!

Viti – Faleminderit nga zemra për tubimin madhështor ka shkruar Sokol Haliti.
Vitia ime, jam pa fjalë
Faleminderit nga zemra, për çdo duartrokitje, çdo përqafim, çdo brohoritje e çdo fjalë mbështetjeje. Zoti ju bekoftë!
KTHEJMË SHPRESËN, MARRIM FITOREN, BËJMË NDRYSHIMIN!
Me dashurinë më të madhe, 8-shi juaj!
LDK124
LumirAbdixhiku1
SokolHaliti8
MarigonaGeci33
VjollcaZejnullahu48
RamadushEmini82
Kurse, kreu i LDK-së Lumir Abdixhiku deklaroi se edhe në këtë komunë po shihet qartë se “ndryshimi është afër”.
“Është vërtetë kënaqësi e veçantë që pas tubimeve madhështore që po i kemi në çdo qytete, vazhdojmë me një tubim tjetër të madh edhe në Viti dhe po shihet shumë qartë edhe këtu, në shtëpinë e kahmotshme besnike të LDK-së, se ndryshimi tashmë afër. Po e dëshmon ky masivitet i madh në ditën e sotme” – tha Abdixhiku.
“Viti, çka ke ba’ kështu?!Fitore dhe asgjë më pak!” shkroi Abdixhiku./rajonipress/