GRANDEMALL

Haliti priti në takim Ministrin e Zhvillimit Rajonal, zotin Fikrim Damka

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në takim një delegacion nga Ministria për Zhvillim Rajonal e Republikës së Kosovës, në krye me ministrin e MZHR-së, Fikrim Damka dhe zv. Sekretarin e përgjithshëm, Besim Kamberaj.

Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar lidhur me gjendjen e përgjithshme në Viti, bashkëpunimi i deritanishëm në mes të këtyre dy institucioneve dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, në projekte konkrete të cilët veç se komuna e Vitisë, i ka gati planet ideore.

Haliti, tha se gjatë këtij takimi kanë biseduar për çështje me interes reciprok, sidomos për komunën e Vitisë, për projektet e ndryshme dhe orientimet zhvillimore që ka kjo komunë në sferën e ekonomisë.

Ai tha se në veçanti ata kanë biseduar për inkubatorin e biznesit dhe qendrën e inovacionit për bujqësi, që sipas tij është një projekt ideor i kësaj komune, duke kërkuar mundësitë e bashkëpunimit me MZHR-në.

Hidromorava

Haliti, tha se realizimi i këtij projekti e ndihmon shumë edhe zhvillimin ekonomik të potencialeve kryesore të Vitisë, jo vetëm të bujqësisë, por edhe sektorë dhe biznese të tjera.

Me këtë sipas tij bëhet përgatitja e gjeneratave të reja për ekonominë e tregut. Kurse Fikrim Damka, Ministër për Zhvillim Rural, tha se kemi shikuar mundësitë e bashkëpunimit në disa projekte dhe bashkëfinancimit të tyre.

Ai tha se realizimi i një projekti të tillë në Viti, do të jetë shembull për komunat e tjera. Gjatë këtij takimi u bë me dije se ata u pajtuan që final realizimi i projektit mund të bëhet për një periudhë 2 vjeçare.

Përndryshe në këtë takim është biseduar edhe për projekte të tjera si zona ekonomike që është në finalizim. Por u fol edhe për orientimet e tjera për të gjithë regjionin në fushën e zhvillimit ekonomik. Ministri Damka, shtoj se Qeveria e Kosovës, është e përkushtuar që në çdo aspekt të zhvillohet Kosova, kurse një aspekt i rëndësishëm sipas tij është zhvillimi ekonomik i vendit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.